Shënime për autorin
Jusuf Buxhovi lindi në Pejë, më 4 gusht të vitit 1946. Shkollën fillore e nisi në Gjakovë dhe e kreu në Ponoshec të Dukagjinit. Ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë. Në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe). Në vitin 1979 kreu studimet pasuniversitare në degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës. Magjistroi në temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”.
Karrierën e gazetarit e filloi në gazetën “Rilindja” të Prishtinës në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës, e më vonë redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vinin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i “Rilindjes” i akredituar në Bon të Gjermanisë. Ndërsa nga viti 2000-2008, krahas veprimtarisë letrare, u mor me hulumtime historiografike nëpër arkivat gjermane.
Nga viti 2008 jeton dhe punon në Prishtinë
Deri tash ka botuar këto vepra:
- “Cirku”, tregime, “Rilindja” – 1972
- “Pioni”, tregime , “Rilindja” – 1975
- “Matanëkrena” – roman, “Rilindja” – 1976
- “Çaste” – vështrime letrare, “Rilindja” -1978
- “Dinozauri” – dramë, “Rilindja” – 1979
- “Loja”– roman. “Rilindja”, 1980.
- “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – roman, “Rilindja” – 1982
- “Ura e Fshejit” – novela, “Rilindja” – 1983
- “Pranvera e zhveshur” – dy drama, “Rilindja” – 1984
- “Nata e shekujve” – roman, “Rilindja” – 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
- “Galeria e të vdekurve” – roman, “Rilindja” – 1987
- “Libri i të mallkuarve”- roman triptik , “Rilindja” -1989. ( Fitoi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”)
- “Prapë vdekja 1” – roman, “Rilindja” – 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
- “Prapë vdekja 2” – roman, “Rilindja” -1993
- “Prapë vdekja 3″ – roman, “Rilindja” – 1995
- “Qyteti i dënuar me vdekje“- roman, “Faik Konica” – 2000
- “Letrat për Kryeprincin“- roman, “Faik Konica” – 2003
- “Vdekja e Kolonelit” – roman, “Faik Konica” – 2004
- “Vera e fundit e Gjin Bardhit” – roman, “Faik Konica” – 2004
- “Kujtimet e zonjës Von Braun“- roman, “Faik Konica” – 2005
- “Kodi i dashurisë”– roman, “Faik Konica” – 2006. (U nderua me Çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit)
- “Udhëtimi i Mendim Drinit“- roman, “Faik Konica” – 2006.
- “Libri i Bllacës 1 – Shënime nga psikiatria” – trilogji, “Faik Konica” – 2007.
- “Libri i Bllacës 2 – Bota e përmbysur e Urtakut” – trilogji,”Faik Konica” – 2007.
- “Libri i Bllacës 3 – Etër e bij” – trilogji, “Faik Konica” – 2007.
- “Fletëza gjermane” – publicistikë, “Faik Konica” – 2008.
- “Kongresi i Berlinit 1878″ – historiografi, “Faik Konica” – 2008.
- “Libri i Gjakovës” – roman, “Faik Konica” – 2008.
- “Kthesa historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
- “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
- “Kthesa historike 2 – Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
- ”Kthesa historike 3 – Lufta e Perëndimit për Kosovën”– historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009.
- Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2010.
- “Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012.
- “Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013.
- “Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2014.
- “Kosova” I, II,III,IV,V – historiografi. Botoi “Jalifat Publishing” Hosuton dhe “Faik Konica” Prishtinë, 2015.
- “Dosja B”-roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2016.
- “Dushkaja” – roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2017.
- “Kosova” VI,VII dhe VIII – historiografi. Botoi “Jalifat Publishing, Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018.
- “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, historiografia. Botoi “Faik Konica”- “Jalifat Publishing”, 2019.
- “Mona”, roman, botoi “Faik Konica” – “Jalifat Publishing”, 2019.
- “Dardania – antika,mesjeta”, historiografi. Botoi Faik Konica” – “Jalifat Publishing”, 2020.
- “KOSOVA – HISTORI E SHKURTËR“, historiografi. Botoi Faik Konica – “Jalifat Publishing”, 2021.
- “RRUSHJA“, roman. Botoi “Faik Konica”- “Jalifat Publishing”, 2022.
Përkthime në gjuhët e huaja:
- “Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”, “Jedinstvo”, Prishtinë, “Nolit”, Beograd, 1986.
- “Beleske Dzona Nikolle Kazazija”, Maribor, Slloveni, 1989.
- “Qui resiste a la peste resiste au diable”(Le Journal de Gjon Nikollë Kazazi), botoi “L’Harmatann”, Paris, 2010.
- “Kosova”I,II, III anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston 2013.
- “Dossier B”, anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston, 2007.
- “Per te terra mia – LE CONFESSIONI DI GJON NIKOLA KAZAZI ” italisht. Botoi “Armandoeditore.it” Rome, 2021.