Maqedonia (Nga antika deri te koha jonë)

Spread the love

[Shkarkoje librin]

HYRJE

Maqedoninë antike, si mbretëri ndër më të njohurat e kohës dhe Maqedo-ninë si shtet politik i krijuar në fund të shekullit njëzet, pos emrit dhe një takimi të vogël në një pjesë gjeografike, jashtë çfarëdo reference historike, i lidh ve-tëm prania e shqiptarëve, të cilët historikisht janë trashëgimtarë të maqedonas-ve antikë si pjesë e botës pellazge-ilire ku kishin shtratin e tyre të barabartë mbretëria e Maqedonisë dhe mbretëria e Dardanisë. Në këtë aspekt, Maqedo-nia shfaqet emër historik i shqiptarëve, njëjtë me Epirin, Dardaninë dhe Mbre-tërinë Ilire.

Ky qëndrim, megjithatë thyen stereotipat e deritanishëm rreth asaj se Ma-qedonia antike dhe maqedonasit ishin pjesë e Greqisë antike, pra grekë. Ndërsa përkatësia botës pellazge-ilire dhe mbretërive që kishte ajo, thyen edhe atë të çështjes së helenizmit si ekskluzivitet grek për faktin e pamohueshëm se e gjithë ajo që shfaqet si kulturë dhe qytetërim antik, nga miti e deri te filozofia, e ka shtratin te një qytetërim paraprak i njohur si pellazg, mbi të cilin u ngrit ai i mëvonshmi që iu atribuua atij grek. Kjo pranohet me të madhe dhe dëshmohet edhe nga autorët antikë dhe të mëvonshëm.

Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”, konceptualisht merret me thyerjen e këtyre tabuve. Pamja e Maqedonisë pjesë e botës pellazge-ilire, kundërshton stereotipin e gabuar të ekskluzivitetit të përkatësisë së helenizmit grek të krijuar nga filohelenizmi politik i shekullit XIX i ngritur asokohe nga intelektualë dhe shkencëtarë të njohur evropianë, të shumtën gjermanë dhe austriakë mbi konceptin e rikthimit të tij në sfondin e iluminizmit evropian. Ndaj, si e tillë, është shumë më afër të vërtetës historike, se mohimi ose përjashtimi i saj nga historiografia e manipuluar dhe e shtrembëruar ruse, greke, serbe, bullgare dhe të tjera për qëllime politike, që për pikënisje, jo rastësisht  kanë Maqedoninë dhe Maqedonasit jashtë çdo lidhjeje me shqiptarët po edhe të përjashtimit të tyre nga historia. 

Me këtë pretendim, po ashtu, shikohet edhe ngritja e çështjes së Maqe-donisë, nga ajo gjeografike, që e kishte nga mesjeta e këndej, te ajo politike, siç ndodhi me insistimin e Rusisë nga Kriza Lindore e këndej, e cila kishte për qëllim që etnisë shqiptare të shpërndarë në katër vilajete (Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe të Janinës) ku ajo projektohej artificialisht me argumente fetare (krishterimi ortodoks), t’i rrënohej koncepti i vilajetit të përbashkët shqiptar në Perandorinë Osmane (një formë e Shqipërisë Osmane që do të kthehej në Shqipëri europiane në përputhje me rrethanat). E ashtuquajtura Republikë e Krushevës, që doli pas kryengritjes së “Ilindenit” në vitin 1903 dhe zhvillimet tjera të ndërmarra nga Serbia, Greqia dhe Bullgaria në vilajetet shqiptare, nga një çështje gjeografike të shkëputur dhunshëm nga konteksti historik, krijuan çështje politike në përputhje me projektet e tyre hegjemoniste ndaj një pike kyçe, ku ajo kishte epiqendrën historike dhe etnike. Si e tillë, në fillim të she-kullit XX, Maqedonia u kthye në një poligon politik të interesave hegjemoniste serbe, greke dhe bullgare, që ushqeu krizat rajonale dhe ato botërore (luftërat ballkanike dhe atë të madhen botërore), nga të cila më së shumi përfitoi Jugo-sllavia e Titos dhe koncepti i ngritjes së saj në republikë të federatës jugosllave, me çka atë përfundimisht e nxori nga interesi bullgar dhe grek dhe interesat ruse, për ta kthyer në çështje jugosllave, së cilës i duhej edhe krijimi i kombit politik maqedonas si dhe gjuha maqedonase me alfabet cirilik (nga Vuk Kara-xhiqi), ndonëse nga pikëpamja filologjike – ruan karakteristikat e një dialekti të bullgarishtes.

Reinkarnimi i Maqedonisë antike në shtet politik të kombit maqedonas jashtë kritereve historike, siç ndodhi në vitin 1991 pas shpërbërjes së Maqedo-nisë, nga aspekti i pragmatizmit politik evropian, sigurisht se me marrëveshjen politike midis Shkupit dhe Athinës rreth emërtimit “Maqedoni e veriut”, mund të marrë epilogun “pajtues” midis gjeografisë (në anën e Shkupit) dhe “trashë-gimisë së përvetësuar historike” (në anën e Athinës), por kjo nuk do ta lirojë nga anatema se emërtimi “Maqedoni e Veriut” ishte pjesë e një projekti bull-garomadh nga vitit 1906. Kjo, megjithatë, nuk ndryshon faktin se as kombet politike, siç është ai maqedonas, i mbështetur mbi një amallgam bullgar-sllav, i krijuar së voni, as përvetësimi i emërtimeve të shteteve nga ai i një mbretërie botërore siç ishte i Maqedonisë antik në një Maqedoni koniunkturale, nuk mund të ndryshojnë të vërtetat historike, siç janë ato se popullata sllavo-maqedonase e shkapërderdhur në pjesën e saj dhe atë të mbretërisë dardane nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e këtyre mbretërive antike,  siç nuk mund të mohojë as faktet historike dhe realitetet jetësore deri te ato bashkëkohore, që kanë të bëjnë me shqiptarët – trashëgimtarë legjitim të Maqedonisë antike dhe të qytetërimit të saj, gjurmët e së cilës shfaqen dhe ruhen në kulturën  e tyre.

Në këtë aspekt, libri “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”, duke u përqendruar te argumentet historike, ato politike dhe demografike, atë e trajton në kuadër të çështjes shqiptare, pa përjashtuar edhe faktorët tjerë  në tërësinë e saj (sllavo-maqedonasit dhe të tjerët në përputhje me rolin dhe vendin e tyre në të), por pa u përfshi në polemika me faktet e sajuara ose të shtrembëruara nga shumë historianë serbë, bullgarë, rusë, grek, maqedonas dhe të tjerë, të cilët, faktet historike i trajtojnë të shkëputura nga tërësia dhe të shumtën në për-puthje me realitetet politike paçka se ata janë në kundërshtim pikërisht me të vërtetën historike.

Me argumentet historike – Maqedonia antike paraqitet pjesë e etnisë dar-dane-ilire. Shfaqja e saj në shekullin V para erës së re si dhe ngritja në perandori botërore në shekullin IV nga Aleksandri i Madh, ruajnë karakterin e saj. E tillë pasqyrohet edhe gjatë kohës së Perandorisë së Romës dhe në atë të Bizantit. Në të nuk ka kurrfarë gjurmësh sllave nga shkaku i njohur botërisht se në Ilirik ata shfaqen diku pas shekullit VII të erës sonë, në kohën e perandorit të Bizantit, Heraklit, pra nëntë shekuj më vonë, prej nga, në shekujt IX dhe X, pasi ta kenë pranuar krishterimin, me formacionet e tyre fisnore, gjithnjë me tretmanin e “barbarëve” të cilëve ju lejohet organizimi autentik fisnor (filli-misht zhupanitë e më vonë despotatet), marrin pjesë në jetën shoqërore dhe politike të perandorisë. Në këtë zhvillim, gjithsesi se mbretëria e Bullgarisë dhe ngritja e saj në një faktor të rëndësishëm në shekujt IX-XI luan një rol të veçantë, që mund të thuhet se ka ndikuar rrethanat politike dhe shoqërore, po jo edhe ato etnike, në Ilirikun Qendror. Ky fakt nuk qe e mundur të përmbysej as nga referencat e Maqedonisë gjeografike që u shfaqen në shekullin XIX si dhe përpjekjet, që ajo të lidhej me Bullgarinë e Borisit dhe të Samuilit për krijimin e Bullgarisë  së Madhe siç vendosi Paqja e Shën Stefanit e marsit 1878. Si dhe, nuk qe në gjendje ta ndryshojë as propaganda e njohur Beogradit për identifikimin e saj  me “Serbinë mesjetare”, paçka se me këto “argumente”, në vitin 1912, gjatë Luftërave Ballkanike, në emër “të çlirimit”, u pushtua nga ushtria serbe.  

Argumenteve historike të parashtruara më sipër, ku vazhdimësia e mbretë-risë maqedonase dhe asaj dardane edhe gjeografikisht kishin shtratin e tyre të përbashkët etnik në hapësirat e shtetit të sotëm maqedonas, mund t’u shtohen edhe ato politike, që kanë të bëjnë me periudhën e Perandorisë Osmane dhe fundin e saj, kur edhe do të shfaqen interesat e ndryshme të Fuqive të Mëdha në këto pjesë prej nga e ka edhe origjinën ngritja e saj në krizë të sajuar politike me synimin që të kthehet në pre të pretendimeve ruso-sllave në përputhje me programet hegjemoniste bullgare, serbe dhe greke, me ç’rast, edhe shqiptarët, të përfshirë në katër vilajete (të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe të Jani-nës),do të shfaqen me kërkesën e tyre për një vilajet të përbashkët autonom në kuadër të Perandorisë Osmane, një si Shqipëri Osmane, në rrugë për t’u kthyer në Shqipëri europiane çastin që Perandoria Osmane do të merrte fund.

 Në këtë aspekt, vilajeti i Kosovës, si më i madhi, kazatë e të cilit përfshinin pjesën më të madhe të asaj që shfaqej si hapësirë gjeografike e Maqedonisë tashmë “të Veriut” që i atribuohet shtetit politik maqedonas, paraqitet qendër e shqiptarizmit politik, që doli nga programi i Lidhja Shqiptare të Prizrenit, i qershorit të vitit 1878, me Shkupin qendër të vilajetit, prej nga do të drejtohet e gjithë lëviza kombëtare e viteve 1908-1912, që sollën edhe deri te shpallja e shtetit shqiptar, më 28 nëntor 1912. Ngjashëm mund të thuhet edhe për vilajetin e Manastirit si dhe qendrën e saj Manastirin, ku nacionalizmi shqiptar kishte qendrën kulturore ku edhe u themelua alfabeti i gjuhës shqipe me shkronja lati-ne.     Krahas argumenteve etnike dhe atyre politike, janë edhe ato demogra-fike, që të drejtës historike ia krijojnë edhe legjitimitetin e të drejtës jetësore, me të cilat dëshmohet prania e pandërprerë e shqiptarëve në këto troje nga antikiteti, realitet ky që nuk mund të anashkalohet, e aq më pak të rrënohej dhunshëm, siç u veprua me gjenocide gjatë viteve 1912 dhe 1944-45 dhe me etnocide të vazhdueshme, qoftë edhe me shpërngulje me marrëveshje shtetërore me Turqinë, të viteve 1936 dhe 1953, të cilat, infrastrukturën e administratës ekzekutive e kishin në Shkup në kryeqytetin historik të shqiptarëve.

***