DARDANIA – Antika dhe Mesjeta

Spread the love

[Shkarko Librin]

HYRJE

“Dardania – antika dhe mesjeta” mbështetet mbi faktorët kryesorë parahisto-rikë dhe historikë, që kanë të bëjnë me antikitetin dhe mesjetën si djep i qytetërimit të vjetër botëror në përputhje me zhvillimet shoqërore dhe politike nëpër të cilët ka kaluar e ku Dardanët, si pjesë e botës pellazge-ilire-trake dhe mbretëria e Dardanisë në kuadër të formacioneve shoqërore dhe politike, kanë luajtur një rol të rëndësishëm, e në disa prej tyre, edhe vendimtar.

Kështu, në këtë konfigurim, Dardania antike tejkalon atë nga shekulli IV para erës sonë, pra si mbretëri, në një thellësi, diku nga mesi i mileniumit të dytë, në hapësirën euro-aziatike – në Troja si themelues të saj,prej nga ndikohet mbretëria Hitite dhe ajo Frigje (Bruge), pa përjashtuar këtu edhe themelimin e Romës nga fiset dardane: Galabret dhe Thunatët, pasi që të jenë larguar nga Troja. Në këtë aspekt, edhe pamja historike e mbretërisë së Dardanisë, nga shekulli IV si dhe raportet e saj me mbretërinë maqedonase, atë të Molosëve,  mbretëritë ilire si dhe rivaliteti i tyre i vazhdueshëm për hegjemoni që do të marrë fund me pushtimet romake,është e një rëndësie të veçantë, ngaqë Dar-dania  mbetet forcë gravituese në të gjitha zhvillimet. Madje edhe në strukturat shoqërore dhe politike të Perandorisë së Romës dhe veçmas në atë të Bizantit, kur Iliriku u kthye në krahun perëndimor të perandorisë lindore si pjesë e identitetit të saj politik dhe kulturor, nxjerr në pah fillimisht rolin akomodues në to, dhe atë ndërtues në Bizant gjatë dhjetë shekujve të ardhshëm, ku i ka themelet identiteti shtetëror arbëror-shqiptar. 

 Ky kapërcim gjithsesi lidhet, së pari, me fuqizimin e faktorit autokton dardan në Ilirik në kuadër të ndryshimeve të mëdha, që pasuan nga shekujt II-VI pas erës sonë kur në saje të reformave të perandorëve nga Dardania dhe Iliriku (Dioklecianit, Konstandinit të Madh dhe të Justinianit), epiqendra e fuqisë së pushtetit qendror u zhvendos nga ajo e Senatit në Romë te aristokracia ushtarake në provinca, dhe pastaj,me bartjen e qendrës së perandorisë në lindje, në Bizant, nga perandori Konstandini i Madh. Në vazhdën e këtyre veprimeve historike me pasoja të jashtëzakonshme gjithsesi bie edhe vendimi i perandorit Konstandini i Madh, në shekullin IV, për pranimin e krishterimit si besim zyrtar, me çka kemi shfaqjen përfundimtare të Bizantit.

Në këto zhvillime historike, Iliriku në përgjithësi, me statusin e “Ilirici proprie dicti” dhe Dardania provincë e saj kryesore, kthehen në arenë të Peran-dorisë Lindore, të atyre politike, ushtarake dhe veçmas shpirtërore,që lidhen me depërtimin e krishterimit, nga faza e përhapjes e deri te pranimi zyrtar, në shekullin IV pas erës sonë.

Krahas procesit të konsolidimit politik dhe shpirtëror të Bizantit që ndodhi gjatë “kontratës” për bashkëqeverisje midis Perandorisë dhe krishterimit si dhe grindjeve thuajse prej dy shekujsh në radhët e hierarkisë kishtare rreth unifi-kimit të parimeve kanonike të krishterimit “të përbashkët”, të cilave Perandori Konstandin i Madh dhe më pas Justiniani ua përcaktuan limitet në dobi të Perandorisë, Iliriku në përgjithësi dhe Dardania në veçanti, që t’u bëhej ballë sulmeve të barbarëve nga veri-lindja (fiseve avare dhe sllave), morën rolin e “kështjellës” perandorake dhe baraspeshës së saj lindje-perëndim.

Në këtë aspekt, veprimet e perandorit Justinian, së pari që ushtarakisht ta kthejë Perandorinë në përmasat që kishte dikur në Lindje dhe në Afrikë, dhe së dyti – që epiqendra e saj (Iliriku) të forcohet me një “patkua sigurie” prej dy mijë kilometrash (nga Alpet, rrjedhës së Danubit deri në derdhjen e tij te Deti i  Zi), sollën ndryshime të mëdha politike,ekonomike dhe kulturore. Ngaqë e gjitha kushtëzoi vendosjen e infrastrukturës ushtarake e përcjellë edhe me përfshirjen e një pjese të madhe të popullatës vendose në strukturat ushtarake dhe ato ekono-mike. Ndërsa  strategjia e ushtarake u përcoll edhe me ndërtimin e një sistemi të “kështjellës urbane” prej qytezave dhe qyteteve të shumta, me ç’rast, vetëm në Dardani (nga Nishi deri në Thesalonik), u ndërtuan mbi tridhjetë kështjella të mëdha, ndërkohë që u rindërtuan qytetet e diktueshme Justiniana Prima, Skupi, të cilave iu shtuan Justiniana Sekonda e të tjera,të cilat u kthyen në qendra politike, ekonomike dhe kulturore ndër më të fuqishmet e kohës.

Por, koha e kthimit të Ilirikut në “kështjellë të Perandorisë” si dhe Dardanisë në qendër shpirtërore të lidhur drejtpërdrejt me Selinë e Shenjtë (fjala është për vendimin që qendra e Vikariatit të Ilirikut të zhvendoset nga Thesaloniku në Justiniana Prima), mori fund me ardhjen në pushtet të Perandorit Herakël, trashë-gimtar i perandorit Justinian. Perandori i ri, u dallua për atë që konceptin e deriatëhershëm të mbrojtjes nga barbarët e ndryshoi me pranimin e sllavëve në pjesët veriore të Perandorisë, në Ilirik, në mënyrë që ata të kthehen “në mburo-jë” të saj nga sulmet e fiseve barbare.

Vendosja e fiseve sllave në Ilirik nga fundi i shek. VII deri në shek.IX, në pjesën e Panonisë dhe në Bosnje, si dhe përcaktimi që atyre, në përputhje me pranimin e krishterimit, t’u lejohet organizimi shoqëror sipas traditës së tyre fisnore, ndryshoi dukshëm pozitën shoqërore-politike të Ilirikut e me këtë edhe të pjesës kryesore të Perandorisë Lindore si dhe raportet e brendshme etnike dhe kulturore në të dhe në mbarë Perandorinë. Ngaqë faktorizimi i sllavëve u kthye në një referencë të garës për ndikim po edhe pushtet politik dhe shpirtëror midis pjesës lindore të perandorisë dhe asaj perëndimore (Romës dhe Kostandinopojës), i përcjellë me konflikte e deri te luftërat e hapura (kryqëzatat katolike),që shpër-thyen pak pas ndarjes së kishave në shek.XII për të vazhduar deri në shek. XV kur Kryeqendra e Bizantit ra përfundimisht nën pushtimin shumëshekullor osman.

Në këtë zhvillim historik,faktorizimi shoqëror dhe politik i sllavëve në Ilirik pas pranimit të krishterimit, dhe  sidomos i Bullgarëve, të cilët, midis shekujve  IX-XI ia dolën që pjesën më të madhe të Ilirikut (Dardaninë dhe Maqedoninë) ta fusin nën ombrellën e mbretërisë së tyre dhe me këtë thuajse në tërësi ta shkë-pusin nga Bizanti, ndryshoi edhe gjendjen e tyre sociale dhe politike – nga ajo e qytetarisë bizantine “romaios” – në atë të despotizmit fisnor-feudal. Ndërsa gjuha e universalizmit të krishterë (latin-grek) u zëvendësua me liturgjinë e kishës – me një përzierje gjuhësh siç ishte ajo e sllavëve të Moravisë, bullgarishtja  dhe të tjera, që më vonë ua hapi rrugën krijimit të realiteteve shoqërore dhe politike mbi këtë faktor, veçmas te definimi i përkatësisë kishtare në përputhje me ritin – në etni fetare, që në shekullin XIX, u kthye në etni nacionale.

Rënia e mbretërisë bullgare si dhe rikthimi i brishtë i Bizantit në Ilirik në fillim të shekullit XI, përkundër reformave administrative dhe ekonomike të perandorit Bazil (Vasili) II, nuk ia ktheu qetësinë pjesës perëndimore të Peran-dorisë Lindore (Ilirikut) dhe as raportet e vendosura dikur. Meqë faktori i qyteta-risë bizantine “romaios” si dhe rendi administrativ-shtetëror bizantin “themat” bashkë me pronën “pronia”, humbën rëndësinë në raport me strukturat fisnore të zhupanive si dhe përpjekjet e kishave për pushtet mbi to në dëm të pushtetit qendror perandorak në shthurje dhe në dobi të krijimit të autonomive feudale që ranë në konflikt me pushtetin perandorak. Këtij zhvillimi i dha kah veçmas ndarja e kishës në vitin 1054, në atë të ritit perëndimor (katolik) dhe atë lindor (ortodoks),ngaqë ua hapi rrugën proceseve të mëtutjeshme shthurëse mbi bazën e garës së përkatësisë së ritit kishtar (katolik dhe ortodoks) që ndikuan dukshëm raportet shoqërore dhe politike në Ilirik, meqë aty u shfaq kufiri i tyre që e kthyen në kufi të luftës së qytetërimeve.

Në këtë zhvillim historik duhet parë shfaqjen dhe rolin e dinastisë Nemanjite, në një faktor të pakapërcyeshëm shoqëror-politik të kohës si fuqi hegjemone në Ilirik,fillimisht në Diokle në kuadër të një feudi dhe pastaj në zhupaninë e Rashës  në Dardani dhe zgjerimin në Maqedoni dhe në Epir.

Dalja në skenë e dinastisë së Nemanjajve nga Dioklea në Rashë,shikuar nga këndvështrimi i kontekstit të përbashkët historik, Dardaninë Mesjetare, që konsiderohet kështjellë e fundit ilire në Bizant, e kthen në një referencë të pashmangshme të saj, ngaqë shfaqja (në fillimet e shekullit XI) dhe fuqizimi i saj (nga shek. XII e deri në shek. XIV kur shembet dinastia e Stefan Dushanit) rikthen konceptin hegjemon të shtrirjes perandorake në rivalitet me mbretëritë e tjera ilire (maqedone, molose dhe ilire), i ndjekur edhe nga perandorët ilirë Konstantini i Madh dhe Justiniani gjatë Bizantit, sidomos nga Konstantini i Madh i cili, qendrën e gravitetit antik perandorak e riktheu nga Roma në Bizant, në Kostandinopojë. Rasha kërkonte që këtë pozicion ta riformatizonte në përputhje me rrethanat e reja, që epiqendra e Bizantit të kthehej në hapësirën e Dardanisë antike, prej nga baraspesha e  re e forcës do të ndikonte njësoj edhe ikumenizmin kishtar.

Natyrisht se pamja e Zhupanisë  së Rashës si kështjellë e fundit e Bizantit në Dardani si dhe luftërat e vazhdueshme thuajse dyqindvjeçare të dinastisë Tribale të Nemanjajve, për ta zgjeruar atë në përputhje me trashëgiminë historike si fuqi hegjemone në qendër të Ilirikut me pretendimin që ta ndikonte në tërësi ose ta zëvendësonte Bizantin, gjë që jo rastësisht në kulmin e saj gjatë kohës së Stefan Dushanit, u quajt edhe “Illyricum Magnum”(Iliria e Madhe), hap njërin ndër kapitujt me problematikë të vetë çështjes. Ngaqë thyen dy stereotipe të ndërtuar mbi baza antishkencore: atë të historiografisë nacionaliste dhe hegjemoniste serbomadhe, ku Nemanjajt shihen “mbretër serbë” dhe Rasha “qendër  e Serbisë Mesjetare”, siç thyen dhe diskursin “shpirtëror” të saj, pra te Rashës dhe Ne-manjajve – themel i kishës ortodokse serbe ku edhe thuhet se e ka origjinën autoqefalia e kishës ortodokse serbe në shekullin XIII. Ky nuk ishte tjetër pos një mashtrim i kohës, ngaqë në vitin 1219, nga një marrëveshje me Patriarkatin të vendosur në Nikea, me largimin nga Peshkopata e Ohrit, u sigurua tretmani i përkohshëm “autonom” i Peshkopatës së Rashës, gjë që në vitin 1275, sërish Patrikana e Kostandinopojës e ktheu në kuadër të Peshkopatës së Ohrit dhe madje u kërkua falje për këtë veprim përçarës. Thyerja e këtyre diskurseve po ashtu, nxjerr në pah një pamje tjetër historike të Rashës dhe mesjetës në përgjithësi – të një formacioni shoqëror dhe politik, historikisht i lidhur me etninë ilire dhe  Dardaninë si qendër e saj, që si themë e veçantë në kuadër të Bizantit, pas pushtimeve bullgare, me fuqizimin në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe të Epirit,  njëherësh u kthye në faktor të asaj që merret si Arbëri mesjetare.

Këto dy qëndrime antishkencore dhe antihistorike, ndonëse nga aspekti i argumentimit historik nuk qëndrojnë, dhe se demantohen nga burimet meritore të kohës,veçmas kur kihet parasysh se nga shumë autorë antikë dhe nga burime të tjera, ndër to edhe disa nga Vatikani, Rasha (Rasian) shfaqet si Tribalia, ndërsa Rasianët – Tribalë, pra pa atributin “sllave”dhe “serbe”, megjithatë mbështeten mbi falsifikimet, retushimet e dokumenteve të ndryshme dhe sidomos mbi rishkrimin e tyre në qendrat e caktuara të fabrikimit (Vjenë, Raguzë, Odesë, Karlovc e gjetiu). Në këto “punishte” te themeluara gjoja për hulumtime mesjetare, duke filluar nga mesi i shekullit XVIII e në vazhdimësi, do të seleksionohen, rishkruhen dhe falsifikohen dokumentet kishtare sidomos nga Hilandari, pastaj ato kishtare nga Kostandinopoja, nga peshkopata e Ohrit, Raguzës, Karlovcit dhe të tjera,ndër të cilat, si më flagrante në këtë aspekt shfaqen vepra e Orbinit “Kronika e Duklesë”, nga viti 1601 dhe kronika e perandorit Konstantin Porphyrogenitus “De Administrando imperio – Corpus Fontium Historiae Byzantinae” e vitit 1611.

Pas themelimit të shtetit serb dhe atij grek, në shekullin XIX, atyre u janë shtuar edhe “platformat akademike shtetërore”. Kështu, në përputhje me to, Aka-demia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe më vonë ajo jugosllave kanë punuar pareshtur në këtë drejtim. Në botimet e tyre “enciklopedike”, Tribalët dhe Keltët, po edhe popujt e tjerë antikë, vazhdimisht janë konvertuar në serbë! Madje, edhe dokumentet meritore të autorëve antikë nga Chalconcandylea, Dukas e deri te perandori i Bizantit, Kantakuzini,  janë retushuar në mënyrë brutale, siç mund të shihet më së miri me paraqitjen e librit “Popujt e Jugosllavisë në dokumente bizantine”,  në gjashtë vëllime. Krahas retushimit të dokumenteve bizantine, është ndjekur ecuria e konvertimit të dokumenteve kishtare dhe atyre të sajuara, me ç’rast aspekti kishtar (juridiksioni i kishës mbi pronat e caktuara si dhe e drejta e mbajtjes së regjistrave familjare gjatë Bizantit po edhe gjatë Perandorisë Osmane),është përkthyer në atë politik, gjë që titujt kishtarë nëpër bula dhe karta të ndryshme (rex, regnum, regia e të tjera), që u kanë shërbyer realiteteve kishtare dhe kanë qenë të rëndomta në rrethanat kur kisha në një farë mënyre ka qenë bashkë-pjesëmarrëse në pushtetin vendor dhe i ka shërbyer atij, kthehen në tituj politikë (mbret, mbretëri e të tjera),prej nga e kanë burimin “platformat” e falsifikuara historike të “shteteve mesjetare” dhe atyre “kombëtare” madje, edhe pse dihet se në mesjetë nuk ka ekzistuar kombi, pos etnisë, fillimisht gjuhësore e më vonë fetare në përputhje me liturgjinë kishtare. Si të tilla, këto “të vërteta historike”, janë përhapur në formën e librave, studimeve dhe monografive të ndryshme nëpër të gjitha qendrat e kohës, duke fituar kështu tretmanin e “studimeve meritore”!

Diskursi i falsifikimit të historiografisë nga Akademia Serbe e Shkencave dhe simotrat e tyre, me ç’rast promovohet i ashtuquajtur “shtet mesjetar serb” me Kosovën “qendër shpirtërore” dhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, në masë të madhe ka ndikuar edhe historiografinë shqiptare, atë zyrtare në Tiranë dhe në Prishtinë. Edhe pas rënies së ideologjisë komuniste si dhe shfaqjes së realiteteve të reja, sidomos të shtetit të pavarur të Kosovës, një pjesë e mirë e historianëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të përfshirë në institucionet shkencore, kanë ruajtur diktatin hegjemonist të historiografisë së Beogradit nga koha e klisheve ideologjike dhe të gënjeshtrave të tyre. Kjo pasqyrohet më së miri në ribotimin e “Historia e Popullit Shqiptar” I-IV, në Tiranë midis viteve 2002-2007. I ashtuquajturi “shtet mesjetar serb” pranohet dhe glorifikohet deri aty sa feudalët dhe zhupanët e rëndomtë quhen “mbretër”, ndërkohë që Dardania antike dhe ajo mesjetare injorohet skajshmërisht, gjë që ky kundrim antishken-cor ka pasur për pasojë që “tapitë” e Krishterimit Ortodoks në Kosovë, t’i jepen Kishës Ortodokse Serbe, me çka Beogradit i njihet e drejta historike, pikërisht ajo e ndërtuar mbi platformën politike të hegjemonizmit serbomadh të shpallur me “Naçërtanjen” e Garashaninit (1844) dhe Memorandumet e njohura anti-shqiptare të Çubrilloviqit nga vitet 1937 dhe 1944!

Në këtë diskurs antishkencor të historiografisë shqiptare, interpretimi i Ra-shës dhe dinastisë Nemanjane, luan rol të veçantë, ngaqë ajo pikë për pikë dhe pa asnjë hezitim që të merren në shqyrtim autorët e njohur antikë (Chalconcandylea, Dukas, Kantakuzini e të tjerë, duke përfshirë edhe dokumente meritore të Vatikanit ku zhupania e Rashës me cilësimin “Rex Rasia” ose “Regia Rasian” shfaqet entitet i pavarur shoqëror dhe politik),shihet ekskluzivisht si “qendër e shtetësisë mesjetare serbe” dhe e “kishës ortodokse serbe”! Ky fiksim, bëhet edhe më absurd edhe për faktin se në vend se të shqyrtohen pozicioni i Dardanisë mesjetare në këtë proces historik si dhe roli i saj në zhvillimet e gjithëmbarshme të Bizantit, ku pasqyrohen edhe identiteti i saj etnik, ai shpirtëror (me pranimin e krishterimit) si dhe administrativ-vetëqeverisës, me të cilat në mesjetën e vonshme lidhet edhe qenia shoqërore dhe politike e Arbërve,në mënyrë që edhe shfaqja e Rashës në Dardani të shihet si pjesë e këtij mozaiku shoqëror dhe politik,kështu që ata të trajtohen si Dardanë ortodoksë të ritit sllav,ruhen shabllonet propaganduese të Beogradit rreth “shtetit mesjetar serb në Kosovë” të sajuara në shek. XIX për qëllime hegjemoniste, në radhë të parë për t’u arsyetuar platforma “historike”, që nuk e ka shteti artificial serb, e me këtë për t’u arsyetuar përvetësimi dhe asimilimi i faktorit ortodoks shqiptar, dominues në hapësirën e Dardanisë, të Maqedonisë dhe Epirit, në krijimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë!

Në këtë aspekt, “Dardania – antika, mesjeta” si një pikë referimi e ndër-lidhjes së qendrës së antikitet, në kuadër të “Illyriien ethnoi”, mbi shtratin e mbretërisë dardane-maqedonase-epirote me atë të realiteteve shoqërore-politike dhe shpirtërore në Bizant, mbron pozicionimet e shfaqura në “Kosovën” I-VIII nga vitet 2012-2019, me të cilat demistifikohet i ashtuquajturi shtet mesjetar serb si dhe “pronësia” e krishterimit ortodoks nga Kisha Ortodokse Serbe. Në këtë rrugë, në veprën “Dardania – antika, mesjeta”, zhupania e Rashës, e parë si Rashë Dardane, e dominuar nga përkatësia ortodokse e ritit sllav, nxirret nga matrica sllavo-serbe, si një faktor i rëndësishëm historik për t’u bartur te op-sioni i hapur që lidh antikitetin ilir-dardan me mesjetën arbërore, si pjesë e realiteteve shoqërore-politike të kohës.